Publikohen statistikat afatshkurtra të shërbimeve për muajin shtator

Kosova

Publikohen statistikat afatshkurtra të shërbimeve për muajin shtator

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 13:49
Agjencia e Statistikave të Kosovës

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), sot informoi se publikoi statistikat afatshkurtra të shërbimeve, duke paraqitur indeksin e vëllimit të shërbimeve për shtator 2022 (2020=100).

Kjo anketë, sipas ASK-së, me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në sektorin e shërbimeve për muajin shtator të vitit 2022.

Në muajin shtator të vitit 2022, indeksi i qarkullimit në sektorët e shërbimeve, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Shtator 2021), sipas ASK-së ishte te: Hoteleria (68.66%); Tregtia (40.35%); Transporti dhe Magazinimi (32.32%); Aktivitetet e Arkitekturës dhe Inxhinierisë (25.77%); Informacioni dhe Komunikacioni (23.34%); Bar-Restorante (17.05%); dhe Agjencitë e udhëtimit (2.4%).

Ndërkaq, numri i të punësuarve në sektorët e shërbimeve, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Shtator 2021) ishte te: Tregtia (32.5%); Aktivitetet e Arkitekturës dhe Inxhinierisë (23.11%); Informacioni dhe Komunikacioni (16.52%); Transporti dhe Magazinimi (9.55%); Bar-Restorante (6.36%); Agjencitë e udhëtimit (2.32%); dhe Hoteleria (1.98%).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat