Ndryshime të mëdha moti

Kosova

Ndryshime të mëdha moti

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 17:16
Ilustrim

Gjatë natës më shumë reshje shiu. Temperatura të larta ditën e premtë, edhe deri në 17C. Javën e ardhshme mot më stabil, me ngrica orëve të mëngjesit.

14.12.2022 - Mbi vendin tonë gjatë mbrëmjes dhe natën pritet intensifikim i reshjeve të shiut, që mund të sjellin lokalisht edhe përmbytje, kryesisht në perëndim të vendit. Reshjet deri në mëngjes pushojnë, e ditën do të ketë intervale me diell. Ditën e premtë parashihet të mbajë mot i butë me më shumë intervale me diell. Temperatura edhe deri në 17C.

Rrebeshe shiu paraqiten edhe ditën e shtunë, ku mbetet ende më butë, e nga dita e diel temperaturat në rënie, por pa të reshura. Mot më stabil paraqitet javën vijuese, kryesisht me kthjellime, por se orëve të mëngjesit me ngrica.

Cilësia e ajrit pritet të ketë përmirësim gjatë ditës, me indeks në vlera të pranueshme, por se në mbrëmje mund të ketë rritje të koncentrimeve të ndotësve ajror, që shtynë indeksin të kaloj edhe në vlera të dobëta.

15.12 - Reshjet pushonjë herët në mëngjes. Ditën do të ketë edhe vransira të ndryshueshme por edhe intervale me diell.

16.12 - Herët në mëngjes mundësi për riga shiu. Ditën intervale më të gjata me diell dhe më butë.

17.12 - Mot i ndryshueshëm. Vransira dhe rrebeshe shiu paradite, me mundësi edhe për bubullima. Ditën nuk mungojnë intervale me diell.

18.12 - Më ftohtë, pjesërisht vranët.

19.12 - Ngrica e mjegull në ultësira orëve të mëngjesit. Ditën kryesisht me diell.

Temperaturat në rritje të shpejtë mbi vlera mesatare. Deri në 15C e 17C temperaturat maksimale ditën e premtë, e më pas zbresin në 3C ditën e diel. Minimalet nga 8C të shtunën zbresin në vlera negative ditën e hënë, -2 e -3C.

Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 3-10m/s. Të dielen ndryshon drejtimin në verilindje.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes lartë mbi vlera normale ditën e diel dhe hënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat