Fillojnë punimet për ndërtimin e urës në Vranoc i Vogël të Deçanit, pas shembjes

Kosova

Fillojnë punimet për ndërtimin e urës në Vranoc i Vogël të Deçanit, pas shembjes

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 17:24
Fillojnë punimet për ndërtimin e urës në Vranoc i Vogël të Deçanit

Kanë fillar punimet për ndërtimin e urës në fshatin Vranoc i  Vogël të Deçanit, pas shembjes muajin e kaluar, si pasojë e vërshimeve të mëdha.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, i cili tha se kjo të hyjë në funksion të qytetarëve, deri në ndërtimin e urës së re, e cila pritet të ndërtohet vitin e ardhshëm.

“Kanë filluar sot punimet për ndërtimin e urës e cila do të hyj në funksion të qytetarëve deri në ndërtimin e urës së re e cila do të realizohet vitin e ardhshëm në fshatin Vranoc i Vogël”, ka shkruar Ramosaj në një postim në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat