Ndahen çmimet për gratë e arta të Kosovës, Rexhepi: Për të drejtat tona të luftojmë vazhdimisht

Kosova

Ndahen çmimet për gratë e arta të Kosovës, Rexhepi: Për të drejtat tona të luftojmë vazhdimisht

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 13:49
Ceremonia e ndarjes së çmimeve për gratë e arta të Kosovës.

Sot në Prishtinë është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve për gratë e arta të Kosovës. Me këtë rast, zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi ka deklaruar se gratë për të drejtat e tyre duhet të luftojnë vazhdimisht.

Rexhepi: Për të drejtat tona, ne duhet të luftojmë në mënyrë konstante

“Gratë kanë krijar shumë veprimtari, të cilat janë barturt nga gjenerata në gjeneratë, pak gra janë futur në libra historike. Për këtë arsye, zonja të dashuara është obligim i jonë që në mënyrë konstante të ngrisim zërin në të gjitha segmentet e shoqërisë, inkuadrimi jonë të jetë gjithmonë i dukshëm, duke mos u bazuar nga ato çfarë e thojnë meshkujt apo e mendojnë. Për të drejtat tona, ne duhet të luftojmë në mënyrë konstante për shkak se mendoj që gratë janë të fuqishme, janë të drejta dhe paraqesin shtyllën e familjes së vet”, ka thënë ajo.

Zëvendëskryeministrja Rexhepi është shprehur se gruaja është shtylla dhe ngrohtësia e secilës shtëpi.

Rexhepi: Të ju tregojmë që gratë mund të ndryshojnë stereotipe të ndryshme

“Pranoj të organizojmë apo të institucionalizojmë pa konotacione politike, pa ngarkesa partiake dhe politike...të ju tregojmë që na dimë, mundemi dhe mund të ndryshojmë stereotipe të ndryshme për ne dhe gjithashtu të gjithë juve të ju dëshmojmë me punën tonë që jemi shumë të suksesshme dhe profesionale në ato gjëra, të cilat i punojmë dhe se mund të jemi shembull shumë i mirë i grave... jo vetëm në Kosovës, por edhe në rajon.”, ka shtuar ajo.

Ndërsa, përfaqësuesja e organizatës joqeveritare Lady, Sanije Murati, ka thënë se ngjarja e sotme është vetëm fillimi i një iniciative për të thënë faleminderit gratë e Kosovës.

Ajo ka ftuar qeverinë për bashkëpunim më të ngushtë me shoqëritë civile.

Murati: Ftoj qeverinë tonë për bashkëpunim më të ngushtë me shoqëritë civile

“Unë sot, këtu para jush përfaqësoj zërin e shoqërisë civile, zërin që dëgjohet jo shumë, po zërin, i cili njëkohësisht kontribuon shumë. Në jetë ato që punojnë, na, gjithë ditën që punojmë, është çdo ditë që ballafaqohemi me problemet burimore të shoqërisë tonë. Ne jemi ata që shpeshherë kur nuk ka rrugëdalje, gjejmë alternativat dhe përkrahje konkrete për popullin tonë. NGO Lady udhëheq shtëpinë e vetme shëruese për gratë në Kosovë dhe prej kësaj binës unë sot ftoj qeverinë tonë për bashkëpunim më të ngushtë me shoqëritë civile dhe krejt organizatat, me të cilat ne së bashku, luftojmë për një të nesërme më të mirë.”, ka deklaruar ajo.

Në fund të aktivitetit është bërë ndarja e çmimeve për gratë e Kosovës, me ç’rast, janë shpërblyer: Atifete Jahjaga, Fahrije Hoti, Igballe Rogova, Mrika Nikqi, Resmija Rahmani, Vera Paçaku, Fatma Hoxha, Aleksandra Jovanoviq, Sanije Murati, Shqipe Breznica, Elvana Shala, Vlora Tuzi-Nushi, Arta Jashari, Linda Shala, Feride Rushiti, Arbnora Fejza-Idrizi dhe disa gra nga komunitetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat