Latifi ankohet për shumën që iu nda fermerëve të Rahovecit të prekur nga vërshimet

Kosova

Latifi ankohet për shumën që iu nda fermerëve të Rahovecit të prekur nga vërshimet

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 16:37
Smajl Latifi

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, të martën deklaroi se janë ndarë 2.8 milionë euro për fermerët, të cilët patën dëme për shkak të vërshimeve. Peci njoftoi se nga kjo shumë e parave do të përfitojnë fermerët e  22 komunave, përfshirë edhe Rahovecin, kryetari i të cilit tha se janë duke përgatitur një ankesë për ministrinë e drejtuar nga Peci.

Faton Peci, ministër i Bujqësisë, ka njoftuar se mbi 2.8 milionë euro janë ndarë për kompensim të dëmeve për fermerët e 22 komunave.

“Kompenzim të dëmeve në vlerë prej 2.826.464,05 euro, do të përfitojnë mbështetje fermerët nga 22 komuna të Republikës së Kosovës e që janë: Komuna e Deçanit, Drenasit, Ferizajt, Gjakovës, Gjilanit, Istogut, Junikut, Kamenicës, Leposaviqit, Lipjanit, Malishevës, Mitrovicës, Novobërdës, Komuna e Obiliqit, Pejës, Podujevës, Prishtinës, e Rahovecit, Shtimes, Skënderajt, e Vitisë dhe Komuna e Vushtrrisë”, ka shkruar Peci të martën në Facebook.

Një nga komunat që është përfshirë është edhe ajo e Rahovecit.

I pari i Rahovecit, Smajl Latifi, bëri të ditur se e kanë pranuar konfirmimin nga Ministria e Bujqësisë, mirëpo ka refuzuar të tregojë shumën.

Ai  tha se janë duke përgatitur një ankesë, pasi sipas tij, ka edhe fermerë të tjerë që konsiderojnë se është dashur të përfshihen.

“Ne kemi pranuar një konfirmim, mirëpo jemi në proces të ankesës dhe nuk po e deklaroj shumën për shkak se janë disa refuzime që kanë ardhë si pasojë e nxjerrjes së udhëzimit administrativ pas 20 e disa dite me vonesë, ndërsa vlerësimin e dëmve ne e kemi bërë më herët. Tash jemi duke u përgatit për ankesë me i fut edhe ata që janë refuzuar por konsiderojmë që kanë të drejtë me përfitu”, ka thënë Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat