​Ngjarjet e datës 16 dhjetor

Kosova

​Ngjarjet e datës 16 dhjetor

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 00:03
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 08:00)

Shpallja e aktgjykimit në rastin Sali Mustafa. (Hagë, ora 09:00)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Ministrin për Evropë të Mbretërisë së Bashkuar, Leo Docherty. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 09:30)

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin vjetor të performancës së Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal - Dëgjim publik për Projektligjin për zyrtarët publikë dhe Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 10:00)

Mbahet konferenca tradicionale e fundvitit për media e Ministrisë së Mbrojtjes. (Ministria e Mbrojtjes, ora 10:00)

Mbahet debati me temën “Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës – cila është zgjidhja e qëndrueshme?” (Qendra Mediale Çagllavicë, ora 10:00)

Mbahet edicioni i tretë i Panairit të Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur. (Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ora 11:00)

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës do të promovojë botimin e numrit të fundit të revistes shkencore 'Kosova Journal of Surgery' (Volumi 6, Nr. 2), si dhe 4-vjetorin e themelimit. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 11:00)

Vihet gurthemeli për ndërtimin e stacionit të autobusëve. (Hapësira mes shkollës "Xheladin Rekaliu" dhe Qendrës tregtare "Park Plazza", Podujevë, ora 11:00)

Kuvendi Komunal i Rahovecit mban mbledhjen e parë të jashtëzakonshme. (Salla e KK Rahovec, ora 12:00)

Shoqata e Intelektualeve 'Jakova' do të jetë nikoqire dhe organizatore për promovimin e kompletit të veprave të botuara me rastin e 77-vjetorit të lindjes dhe 60 vjetorit të krijimtarisë letrare të Ibrahim Kadriut. (Salla “Teki Dervishi”, Biblioteka Ibrahim Rugova”, Gjakovë, ora 12:00)

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës do të bëjë përurimin e librit ,,Ushtria Çlirimtare e Kosovës-Vlerë Kombëtare”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 13:00)

Promovohet libri "100 vjet me Shqipërinë", të autorit Llesh Kola. (Teatrin Kamertal, Kolegji AAB, ora 13.00)

Organizata “Lidhim Njerëzit me Vlerat e Natyrës” – Connecting Natural Values & People (CNVP) do të festojë 10 vjetorin e saj. (Hotel “Amazona”, rruga Prishtinë-Mitrovicë, ora 18:00)

Ndizen dritat e fundvitit. (Sheshi i Dëshmorëve, Prizren, ora 18:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat