Rriten temperaturat, parashikimi i motit për sot

Kosova

Rriten temperaturat, parashikimi i motit për sot

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 07:16
Ilustrim

Dita e premtë do të jetë dita më e ngrohtë e javës, me temperatura maksimale deri në 15C e 17C, lokalisht edhe deri në 18C. Do të ketë intervale me diell gjatë ditës, e mundësi për reshje shiu shfaqen në perëndim përreth viseve malore.

Temperatura të larta do të regjistrohen edhe në Shqipëri, pothuajse verore, deri në 23C e 24C.

Rrebeshe shiu parashihen të shtunën në mëngjes, e nga dita e diel rënie temepraturash në 4C e 3C, maksimalet.

Si ishte gjendja klimatike gjatë nëntorit dhe vjeshtës në nivel europian dhe global, sipas shërbimit për ndryshime klimatike Copernicus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat