Ngjarjet e datës 17 dhjetor

Kosova

Ngjarjet e datës 17 dhjetor

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 00:07
Foto ilustrim

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) mban kuvendin e 20-të vjetor të anëtareve. (Hotel Emerald, salla Beethoven, ora 10:30)

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës për të trembëdhjetën herë organizon takimin letrar “Esad Mekuli”, që mbahet për nder të ditëlindjes së shkrimtarit. (Rruga “Jashar Salihu”, Kulla e zotnisë, Mahalla e Muhaxherëve, ora 12:00)

Bëhet përurimi i pllakës përkujtimore në shtëpinë e Haradin dhe Zade Muja që ishte vatër dhe bazë e Lëvizjes Popullore dhe celulave të para të UÇK-së. (Aktash 1, Prishtinë, ora 12:00)

Organizohet tryezën “Drama shqipe”, me të ftuarit prof. dr. Haqif Mulliqi dhe prof. ass. dr. Emin Z. Emini. (Fakulteti i Arteve në Universitetin e Prishtinës, në “Art Centër”, ora 11.00) 

Organizohet ora poetike “Dritë mbi plagë”, ku të pranishmëve do t’u dhurohet nga një ekzemplar i librit “Dritë mbi plagë”.( Holli i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 14.00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat