Për një javë, KEDS zë 163 konsumatorë duke vjedhur rrymë

Kosova

Për një javë, KEDS zë 163 konsumatorë duke vjedhur rrymë

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 14:19
Keqpërdorimi i energjisë elektrike është i papranueshëm dhe i dënueshëm.

KEDS njofton se vetëm gjatë javës së kaluar në të gjitha distriktet dhe nën distriktet janë kryer 1993 kontrolle të konsumatorëve të energjisë elektrike, për të cilët dyshohej se po e keqpërdorin rrymën, dhe se prej tyre 163 u vërtetua se po e anashkalonin matjen e saktë të energjisë elektrike.

Nga kjo korporatë theksojnë se planet dhe aksionet për kontrolle të keqpërdorimeve të ekipeve të Departamentit të Humbjeve në KEDS vazhdojnë të implementohen në tërë Kosovën në baza ditore.

“Keqpërdorimi i energjisë elektrike është i papranueshëm dhe i dënueshëm.

Rastet e tilla, ekipet e KEDS-it do t’i parashtrojnë për procedura të mëtutjeshme gjyqësore”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat