Onkologjia lëshon shumë shpejt në funksion aparaturën që kushtoi afër 346 mijë euro

Kosova

Onkologjia lëshon shumë shpejt në funksion aparaturën që kushtoi afër 346 mijë euro

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 10:58
Onkologjia

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka njoftuar se Klinika e Onkologjisë është duke bërë përgatitjet e fundit për të vënë në funksion aparaturën që automatikisht identifikon truat e huaj në organizëm.

“Në Repartin e Radioterapisë të Klinikës së Onkologjisë, po bëhen përgatitjet e fundit për ta lëshuar në funksion Tomografinë e Kompjuterizuar për simulimin e pacientëve (CT Simulator). CT Simulatori i ri është dora e fundit e teknologjisë”, thuhet në njoftimin SHSKUK-së.

Kjo aparaturë thuhet se është blerë nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës dhe ka kushtuar 345 mijë e 900 euro.

“Ky sistem identifikon automatikisht trupat e huaj në organizëm dhe bën korrigjimin e kualitetit të imazheve. Kjo pajisje është komplet automatike, e pajisur me fantom kalbrim dhe përmban protokolle specifike”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat