Dhunimi i 11-vjeçares, ngrihet aktakuzë ndaj 8 personave

Kosova

Dhunimi i 11-vjeçares, ngrihet aktakuzë ndaj 8 personave

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 15:19
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë, sot ka informuar se është ngritur aktakuzë ndaj tetë personave (madhorë), të përfshirë në rastin e dhunimit të 11-vjeçares, që ka ndodhur në muajin qershor të vitit 2022.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri B.Rr., ngarkohet për veprën penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.7 lidhur me paragrafi 1 të KPRK-së, i pandehuri D.Rr., ngarkohet për veprat penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.7 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, dhe “Trafikimi me njerëz”, nga neni 165 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, të pandehurit G.S. dhe B.S., ngarkohen për veprën penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, nga neni 228 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, i pandehuri M.S., ngarkohet për veprën penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.7 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, i pandehuri F.S., ngarkohet për veprat penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.7 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe “Trafikimi me njerëz”, nga neni 165 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, i pandehuri M.R., ngarkohet për veprën penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, nga neni 228 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, si dhe i pandehuri E.S., ngarkohet për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.7 lidhur me paragrafin 1 dhe lidhur me neni 33 të KPRK-së.”, ka bërë të ditur Prokuroria.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 8 dhjetor ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave që gjenden në paraburgim:

E.R. dhe Sh.K., (madhorë), si dhe ndaj tre të miturve, të përfshirë në rastin e dhunimit të 11 vjeçares, që ka ndodhur në muajin gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat