Kurti përuroi parkun e lodrave në lagjen e komuniteteve në Gjyrkoc të Shtimes

Kosova

Kurti përuroi parkun e lodrave në lagjen e komuniteteve në Gjyrkoc të Shtimes

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 11:18
Shtime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kryetarin e komunës së Shtimes, Qemajl Aliun dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin, sot përuruan parkun dhe këndin e lodrave në fshatin Gjyrkoc të Shtimes.

Në prani të fëmijëve, mësuesve e qytetarëve shqiptarë dhe ashkalinjë, banorë të Gjyrkocit, u përurua parku me sipërfaqe 2.200m².

Për vetëm dy muaj e gjysmë, siç u bë e ditur në komunikatë, është realizuar parku me mbi 70% hapësira gjelbëruese, me 570 pemë të mbjella, 9 lloje të ndryshme të lodrave, 52 shtylla ndriçimi, parking për vetura dhe 330m² shtigje për ecje.

Projekti u realizua në bashkëfinancim të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe komunës së Shtimes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat