Vdes rapsodi nga Drenovci, Haradinaj: Ishte një nga zërat më të spikatur të muzikës folklorike

Kosova

Vdes rapsodi nga Drenovci, Haradinaj: Ishte një nga zërat më të spikatur të muzikës folklorike

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 11:19
Ali Krasniqi

Ka vdekur rapsodi i njohur nga Drenovci, Ali Krasniqi.

Për vdekjen e tij ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai tha se Aliu ishte një nga zërat më të spikatur të muzikës folklorike.

Ai i ka shprehu ngushëllime familjes dhe miqve të Aliut.

“Paska ndërruar jetë rapsodi i njohur nga Drenovci, Ali Krasniqi. Aliu ishte një nga zërat më të spikatur të muzikës folklorike. Me zërin e tij përjetësoi kujtimin për heronjtë, luftëtarët e rezistencën tonë ndër vite në përpjekjet për liri. Ngushëllime familjes dhe miqve!”, ka shkruar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat