Vushtrria nuk dekorohet për Vitin e Ri 2023, qytetarët shprehen të dëshpëruar

Kosova

Vushtrria nuk dekorohet për Vitin e Ri 2023, qytetarët shprehen të dëshpëruar

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 17:23
Vushtrria

Ardhja e Vitit të Ri 2023 në Vushtrri do të jetë pa ndonjë organizim festiv dhe pa dekorim të qytetit.

Komuna e Vushtrrisë të cilës edhe sivjet do ti teprojnë para nga buxheti për shkak të mos shfrytëzimit, ka vendosur që mos të dekoroj qytetin.

Qytetarët e intervistuar janë shprehur të dëshpruar për mos dekorimin e qytetit.

Edhe mërgimtarët janë befasuar kur kane parë qytetin pa dekorime festive. 

“Fëmijët e presim me pa durim Vitin e Ri, por sivjet nuk e paskan dekoru qytetin”, u shpreh një mërgimtar i cili ka ardhur që Vitin e Ri ta pres me familjarët e tij në Vushtrri.

Ndërkohë që shumë prindër po detyrohen që fëmijët e tyre ti dërgojnë për argëtime festive në qytetet tjera.

Deri tani janë dekoruar Prishtina, Ferizaj, Peja, Mitrovica dhe disa qytete tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat