Policia deklarohet rreth rastit në Kamenicë ku zjarrfikësit nxorën të gjallë një person

Kosova

Policia deklarohet rreth rastit në Kamenicë ku zjarrfikësit nxorën të gjallë një person

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 18:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Një person është nxjerr i gjallë nga një kanal ku po kryheshin disa punime.

Zjarrfikësit e Kamenicës intervenuan gjatë ditës së sotme duke e nxjerr personin në fjalë pa ndonjë pasojë serioze.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe policia.

Zëdhënësi i rajonit të Gjilanit, Valon Osmani tha se ai është dërguar për trajtim mjekësor.

Në atë vend kanë qenë duke u kryer disa punime në një kanal dhe ka ndodhur një rrëshqitje e dheut. Një person është zënë nga dheu. Aty ka intervenuar Zjarrfikësat e Kamenicës. Ai është dërguar për trajtim në Qendren Emergjente në Gjilan, ku po trajtohet edhe aktualisht. Sipas mjekëve kujdestarë është jashtë rrezikut për jetë”, tha Osmani.

Me urdhër të prokurorit po zhvillohet hetimet nga Njësiti përkatës i stacionit të policisë në Kamenicë”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat