Dheu e zuri poshtë, publikohet momenti kur zjarrfikësit e shpëtojnë shqiptarin

Kosova

Dheu e zuri poshtë, publikohet momenti kur zjarrfikësit e shpëtojnë shqiptarin

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 20:09
Kamenicë

Një person është nxjerrë i gjallë nga një kanal në Kamenicë. Sipas mediave vendase mësohet se shtetasi ishte bllokuar në kanat si pasojë e shembjes së dheut.

Menjëherë zjarrfikësit mbërritën në vendn e ngjarjes dhe më pas intervenuan për ta shpëtuar personin që kishte mbetur në kanal.

Në rrjet po bën xhiro edhe video e momentit kur zjarrfikësit po punojnë për të hequr dheun dhe për të nxjerrë jashtë shtetasin.

“Falë informimit me kohë dhe intervenimit të shpejtë nga Zjarrfikësat arrinë të nxirret i gjallë një person i bllokuar nga shembja e dheut në një kanal.NE NUK NDALEMI KUR LODHEMI, NE NDALEMI KUR MBAROJMË!”, shkruhet në postimin e publikuar nga zjarrfikësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat