Mehaj shpërndan mbi katër mijë e 500 dhurata për fëmijë në Prishtinë

Kosova

Mehaj shpërndan mbi katër mijë e 500 dhurata për fëmijë në Prishtinë

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 09:01
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se Njësia për Çështjet Civile të FSK-së, në bashkëpunim me Fondacionin “MUTE”, kanë realizuar shpërndarjen e mbi katër mijë e 500 dhuratave për fëmijë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se kanë shpërndarë mbi katër mijë e 500 dhurata për fëmijë.

“Festat për ushtarakët tanë kanë kuptim të plotë vetëm kur janë në mesin e qytetarëve tanë!”, ka shkruar ministri Mehaj.

Ministri Mehaj ka shtuar se me rastin e festave të fundvitit, Njësia për Çështjet Civile të FSK-së, në bashkëpunim me Fondacionin “MUTE”, kanë realizuar shpërndarjen e mbi katër mijë e 500 dhuratave për fëmijë.

“Aktivitetet janë realizuar në regjionin e Prishtinës, respektivisht në 60 institucione shkollore dhe parashkollore, duke përfshirë vendbanime urbane dhe rurale”, ka theksuar Armend Mehaj.

Tutje ai ka potencuar se shërbimi ndaj atdheut dhe qytetarit është “detyra dhe nderi i tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat