Numër i madh i rasteve të dhunës në familje, 5 u raportuan vetëm në 24 orët e fundit

Kosova

Numër i madh i rasteve të dhunës në familje, 5 u raportuan vetëm në 24 orët e fundit

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 10:20
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.

Siç njofton Policia, nga dhuna në familje më së shumti kanë pësuar gratë.

Rastet kanë ndodhur në qytete si Prishtina, Gjilani, Gjakova, Mitrovica

Raporti i Policisë së Kosovës me rastet e dhunës në familje.

DHUNË NË FAMILJE & ARMËMBAJTJE PA LEJE

Prishtinë 27.12.2022 – 09:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me 35 fishek dhe një rrethatore për mbajtjen e fishekëve. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë 27.12.2022, 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën motrën e tij e mitur. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Viti 24.12.2022 – 13:15. Me datën 27.12.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij, viktimës mashkull kosovar i cili si pasojë ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë 27.12.2022, 14:00. Janë arrestuar tetë të dyshuar katër meshkuj kosovarë dhe katër femra kosovare pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. 

Rr. Adem Voca, Mitrovicë 27.12.2022, 21:37. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar ish bashkëshorti i saj dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat