​Ngjarjet e datës 29 dhjetor

Kosova

​Ngjarjet e datës 29 dhjetor

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 00:00
Albin Kurti

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, mban konferencën vjetore për media ku do të prezantojë punën një vjeçare të KPK-së. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, ora 09:00)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe organizata CLARD, me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit dhe UNMIK-ut, mban konferencë për media.( Hotel Siriu, ora 10:00)

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mban konferencën e fundvitit për media. (Objekti i MAShTI-it, ora 10:30)

Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) mbajnë konferencën “Menaxhimi financiar dhe transparenca e ndërmarrjeve publike”. (Hotel “Prishtina”, ora 10:30)

Zv. drejtori Ekzekutiv i ATK-së Ilir Murtezaj mban konferencë për media, në të cilën do të prezantojë rezultatet e aktiviteteve të zhvilluara për periudhën janar-dhjetor 2022. Merr pjesë edhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 11:00)

Mbahet protestë paqësore “BOJKOTO PRODUKTET SERBE”- organizuar nga studentët e Fakultetit të Edukimit.( Fakulteti i Edukimit, ora 11:40)

Mbahet marsh paqësor për Bashkimin e Mitrovicës dhe Evropën e Bashkuar. ( Rruga” Xhorgj Bush, ora 12:00)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, organizon pritje për gazetarët me rastin e festave të fundvitit. (Menza, ora 12:00)

Rona Nishliu dhe New Big Band, mbajnë koncertin e fundit të këtij viti. (Qendra e Kulturës, Mitrovicë, Ora 20:00) 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat