Maloku: Ulja e pagave e mosdekretimi i Kryeprokurorit, sfidat e KPK-së në 2022-ën

Kosova

Maloku: Ulja e pagave e mosdekretimi i Kryeprokurorit, sfidat e KPK-së në 2022-ën

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 10:53
Jetish Maloku

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, ka thënë se gjatë vitit 2022, kanë pasur sukses në zgjidhjen e rasteve të korrupsionit dhe krimit ekonomik.

Në konferencën e fundit për këtë vit, Maloku tha se gjatë këtij viti si institucion janë përballur me shumë sfida.

Një ndër sfidat kryesore ishin mosdekretimi i Kryeprokurorit të shtetit nga ana e Presidentes, buxheti i pamjaftueshëm dhe ulja e pagave për prokurorët.

“Mosplotësimi i këshillit me dy anëtarë, buxheti i pamjaftueshëm, vonesa në dekretimin e kryeprokurorit, vendimi i qeverisë për ulje të pagave. Ngritja e kapaciteteve profesionale të stafit”, tha ai.

“Me përkrahjen e partnerëve ka hartuar planin strategjik. Ky plan paraqet hartimin e menaxhimin e KPK për tre vitet e ardhshme. Gjatë periudhës raportuese raportuese, Këshilli ka punuar në përzgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit, me të cilin ka dërguar për dekretim një propozim. Lidhur me këtë proces, janë kryer edhe intervistime dhe procesi ka qenë transparent”.

“Një nga objektivat e Këshillit ka qenë transparenca dhe llogaridhënia, ku kemi pranuar dhjetë kërkesa për llogaridhënie”, tha tutje ai.

Sistemi prokurorial kemi arritur që nga 380 raste të korrupsionit t’i zgjedhim 280 raste. 224 raste janë zgjedhur në rastet e krimeve ekonomike. Këshilli ka pranuar edh raportin e auditorit, ku nuk ka pasur asnjë vërejtje në këtë raport”, tha Maloku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat