Komuna e Podujevës vendosë anësore ndriçuese te “Rrethi i Shqiponjës”, donacion nga Jordania

Kosova

Komuna e Podujevës vendosë anësore ndriçuese te “Rrethi i Shqiponjës”, donacion nga Jordania

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 22:12
Shpejtim Bulliqi

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka publikuar fotografi nga inovacioni më i fundit në këtë qytet, e që ishte vendosja e anësoreve ndriçuese te “Rrethi i Shqiponjes”.

Anësoret janë donacion nga Ibrahim abu Ismail nga Jordania, pronar i kompanisë “Petra Plast” në Prishtinë.

Ky është njoftimi i plotë i Bulliqit:

Me bashkëpunëtorë kemi parë nga afër skajoret ndriçuese të cilat janë vendosur tek “Rrethi i Shqiponjës” në hyrje të qytetit. Këto anësore ndriçuese janë donacion nga Ibrahim abu Ismail qytetar nga Jordania dhe pronar i kompanisë “Petra Plast” në Prishtinë.

Vendosja e skajoreve ndriçuese është bërë me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion.

E falënderoj veçanarisht Kryeimamin e Bashkësisë Islame në Podujevë, Bekim Jashari i cili ishte ndërmjetësues për të sjellur këtë donacion në Komunën e Podujevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat