​Ngjarjet e datës 30 dhjetor

Kosova

​Ngjarjet e datës 30 dhjetor

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 00:01
Prishtina

Drejtoria e Shëndetësisë e Prishtinës organizon takimin përmbyllës. (“Villa Gërmia”, Prishtinë, ora 10:00)

Komuna e Gjakovës organizon shpërndarjen e dhuratave për fëmijët jetim. Merr pjesë edhe kryetari Ardian Gjini. (Pallati i Kulturës, Gjakovë, ora 10:00)

Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) inauguron projektin "Mbështetja e Zhvillimit të hovshëm të prodhimeve Bujqësore në Komunën e Mamushës nëpërmjet sigurimit të infrastrukturës elektrike në zonën e serrave". Merr pjesë ministri i Zhvillimit Rajonal Fikrim Damka. (Komuna e Mamushës, ora 10:30)

Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës mbajnë konferencë për media. (Para Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ora 11:00)

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) do ta organizojë konferencën për fund vit. (Holli i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Prishtinë, ora 13:00)

Mbahet ceremonia e ndarjes së mirënjohjeve të veçanta dhe shpalljen e “Laureatëve të vitit 2022” nga Komuna e Prizrenit. (Shtëpia e Bardhë, Prizren, ora 17:00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat