Parashikimi i motit, sot vranët - mëngjeset me mjegull

Kosova

Parashikimi i motit, sot vranët - mëngjeset me mjegull

Më: 5 janar 2023 Në ora: 07:21
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se mëngjeset do të jenë me ngrica të dobëta, ndërsa temperaturat gjatë ditës do të jenë pothuaj pranverore.

Kjo si pasojë e masave të fuqishme anticiklonike të cilat janë stacionuar mbi Gadishullin tonë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9- 11 gradë Celsius.

Në mëngjes në shumë vende parashihet të ketë mjegull si pasojë e rrezeve të diellit, presionit të lartë atmosferik dhe ndryshimit të tablos termike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat