Asfaltohet rruga e fshatit Bistricë në veriun e Kosovës

Kosova

Asfaltohet rruga e fshatit Bistricë në veriun e Kosovës

Më: 6 janar 2023 Në ora: 11:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Në Bistricë të Shalës, në një prej fshatrave më të thella të banuara me shqiptarë në veriun e Kosovës, konkretisht Komuna e Leposaviqit, ka filluar asfaltimi i rrugës.

Kështu është bërë e ditur përmes një postimi në faqen “Fshati Bistricë”.

Sipas këtij postimi pas asfaltimit të kësaj rruge, në këtë fshat ka edhe shumë punë të tjera për tu kryer.

“Bistricës së Shalës po i kthehet shkëlqimi, ashtu qysh e meriton. Një fshat heroik dhe turistik. Jemi të lumtur dhe falënderues në këtë kohë me qeverinë tonë, me Ministrin dhe njerëzit e saj, puna po vazhdon pa ndal. Misioni ynë është të bëjmë më të mirën për këto treva që njerëzit t’i kenë kushtet për jete sa më të mirë. Ne kemi akoma nevojë për dorën e shtetit që njerëzit e këtyre fshatrave të rrinë dhe të punojnë këtu, me bletari e bujqësi, por edhe me turizëm si sektorë shumë i rëndësishëm”, thuhet në postimin e faqes.

Ndryshe, vitin që lamë pas ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se ka përfunduar asfaltimi i rrugëve në veri të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat