​Aliu: Janë ndarë 38 milionë euro për përfundimin e rrugës Prishtinë-Besi-Podujevë

Kosova

​Aliu: Janë ndarë 38 milionë euro për përfundimin e rrugës Prishtinë-Besi-Podujevë

Më: 9 janar 2023 Në ora: 13:08
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu ka bërë të ditur se 38 milionë euro janë ndarë për përfundimin e rrugës nacionale Prishtinë-Besi-Podujevë.

Ai ka thënë se pasi që tani ka përfunduar elaborati i shpronësimit dhe kanë marrë deklaratën për disponueshmërinë e mjeteve nga MFPT, sot është hapur afati për pranimin e tenderëve për ndërtimin e rrugës nacionale Prishtinë-Besi-Podujevë.

“Presim që sa më shpejt të vijojë puna për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Podujevë, një investim infrastrukturor me rëndësi madhore për të gjithë qytetarët e Kosovës, qarkullimin rrugor në përgjithësi, por dhe për zhvillimin ekonomik të vendit”, ka shkruar Aliu në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat