Mbjellja e lulediellit këtë vit do të subvencionohet me 454 euro për hektar

Kosova

Mbjellja e lulediellit këtë vit do të subvencionohet me 454 euro për hektar

Më: 9 janar 2023 Në ora: 17:01

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka dhënë detaje për subvencionimin e sektorëve në bujqësi për vitin 2023.

Ai ka thënë se këtë vit përherë të parë do të subvencionohet mbjella e Lulediellit në vlerë 454 euro për hektar.

Poashtu ai ka bërë të ditur se do të subvencionet edhe fara e mbjelljes së grurit që përfshinë me 614 €/ha, përkrahje kjo e cila përfshinë: 250€ për sipërfaqe; 150€ për plehërimin; 54€ për naftën; 0.04€ për kilogram apo një mesatare prej 160€.

Subvencionim do të ketë edhe për misrin, gështenjën, rritjen e zogjve të mishit etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat