Parashikimi i motit për sot

Kosova

Parashikimi i motit për sot

Më: 10 janar 2023 Në ora: 07:00
Foto ilustrim

Për të martën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta kthjellimesh, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje lokale shiu, më të intensifikuara në orët e para të 24-orëshit, njofton Meteo Kosova.

Vonë pasdite, sidomos në mbrëmje, reshjet lokale të shiut pritet të përzihen apo shndërrohen në ato të borës në zona të caktuara.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 12-50 km/h!

Temperaturat minimale do të luhaten prej 2 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 6 deri në 10°C. Pasdite pritet temperaturat të pësojnë ulje të shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat