Oda e Stomatologëve të Kosovës reagon për vdekjen e mjekut nga Gjilani

Kosova

Oda e Stomatologëve të Kosovës reagon për vdekjen e mjekut nga Gjilani

Më: 13 janar 2023 Në ora: 12:27
Rasim Sefiu

Ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare stomatologu nga Gjilani, Rasim Sefiu.

Oda e Stomatologëve të Kosovës, sot i ka shprehur ngushëllime familjes Sefiu, të afërmëve, miqve dhe të gjithë kolegëve stomatologë.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë për ndarjen e papritur nga jeta në moshën 34 vjecare të kolegut tonë Dr.Rasim Sefiu– specializant në lëminë e parodontologjisë dhe mjekësisë orale.

Në këto momente të vështira për familjen Sefiu, Oda e Stomatologëve të Kosovës në emër të gjithë kolegëve stomatolog shpreh ngushëllimet e saja të sinqerta familjes, të afërmeve, miqëve dhe gjithë atyre që njohën kolegun Sefiu. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, u bë e ditur në njoftimin e Odës së Stomatologëve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat