Ramosaj: Deçani është qyteti më i pastër në Kosovë

Kosova

Ramosaj: Deçani është qyteti më i pastër në Kosovë

Më: 13 janar 2023 Në ora: 23:50
Bashkim Ramosaj

Deçani është qyteti më i pastër në Kosovë. Kështu tha kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj.

Ramosaj tha se mirëmbajtjen e pastërtisë e kanë marrë me përgjegjësi dhe se punëtorët e kompanisë së pastrimit punojnë me përkushtim.

“Deçani është qyteti më i pastër në Kosovë. E kemi marrë përgjegjësi dhe kur e merr përgjegjësinë duhet me pas një përkushtim, duhet asaj përgjegjësie me i dalë zot dhe duhet me tregu atë përkushtimin tënd serioz. Kemi një kompani komunale e cila ka ndërtesën më të bukur në Kosovë, e cila është më e pajisur në Kosovë dhe e cila kompani punëtorët e kësaj ndërmarrje janë shtru në heronj të atij shteti për shkak të përkushtimit dhe dashnisë që kanë në punë”, ka deklaruar ai.

Ramosaj foli edhe për ujin e pijshëm në Deçan, ku tha se 38 vendbanime sa ka kjo komunë, kanë ujë të pijes.

“Ajo që është e vërtet, Deçani ka 38 vendbanime dhe në to ka ujë të pijes, ka rrjet të ujësjellësit. Deçani nuk e menaxhon ujin e pijes, menaxhohet nga një kompani rajonale. Kemi bë iniciativa që me pas këtë ndërmarrje komunale për shkak se e kishim menaxhu më mirë’, ka thënë ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat