11 raste të reja me COVID-19, një person hospitalizohet

Kosova

11 raste të reja me COVID-19, një person hospitalizohet

Më: 15 janar 2023 Në ora: 10:07
Foto ilustrim

COVID-19 duket se ende është i pranishëm në vendin tonë.

Kjo sipas shifrave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

IKSHPK njofton se në Kosovë janë regjistruar edhe 11 raste të reja me koronavirus.

Ndërkaq një person është hospitalizuar.

Sipas Institutit raste aktive janë gjithsejt 65.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat