​Haradinaj: Institucionet vendore dhe ndërkombëtare e vlerësojnë punën e mirë të kryetarit Latifi

Kosova

​Haradinaj: Institucionet vendore dhe ndërkombëtare e vlerësojnë punën e mirë të kryetarit Latifi

Më: 16 janar 2023 Në ora: 12:51
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka vizituar Rahovecin ku është mirëpritur nga i pari i kësaj komune, Smajl Latifi.

Haradinaj ka thënë se të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare e kanë vlerësuar punën e mirë të kryetarit Latifi.

"Institucionet më kredibile, si vendore e ato ndërkombëtare tanimë vlerësojnë punën e mirë të kryetarit Smajl Latifi, në transparencë dhe në efikasitet në qeverisje. Kjo performancë e mirë në qeverisje nuk është rastësi, pasi që Rahoveci shquhet për traditën dhe njerëzit e saj të devotshëm ndaj punës", ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka shtuar se puna e kryetarit Latifi dhe stafit të tij i bën gjithë krenarë.

"Sot, kisha nderin që të takoj kryetarin Latifi dhe ekipin e tij të suksesshëm, të cilët po na bëjnë krenarë me sukseset e arritura, duke dhënë shembullin e një qeverisjeje të mirë në dobi të qytetarit", është shprehur Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat