Tejkaloi në vijë të plotë, shoferi në Kamenicë gjobitet me 150 euro dhe i merret leja për 3 muaj

Kosova

Tejkaloi në vijë të plotë, shoferi në Kamenicë gjobitet me 150 euro dhe i merret leja për 3 muaj

Më: 17 janar 2023 Në ora: 11:46
Foto ilustrim

Policia ka njoftuar se e kanë ndalur një shofer në Kamenicë, i cili ka tejkaluar në vijë të plotë.

Ai është gjobitur me 150 euro gjobë, dy pikë negative dhe i është konfiskuar patentë shoferi për tre muaj.

Njoftimi i plotë:

Tejkalon në vijë të plotë, kundërvajtësit i merret patentë shoferi për tre muaj

Kamenicë, 17 janar 2023

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Zyrtar Policor nga Stacioni Policor Kamenicë gjatë patrullimit kanë hasur në një vozitës i cili duke drejtuar automjetin e tij tejkalon në vijë të plotë dhe në vende kalim të shënjuar për këmbësorë me të cilin veprim ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndeshë me rregullat e trafikut.

Zyrtarët Policor kanë arritur që të ndalin vozitësin e lartcekur ndaj të cilit kanë shqiptuar gjobën kundërvajtëse në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe i është konfiskuar patentë shoferin me masën e përkohshme të ndalimit të vozitjes për tre (3) muaj.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.

Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat