RrGK reagon për rastin e Haxhiajt: Edhe një dënim i padrejtë!

Kosova

RrGK reagon për rastin e Haxhiajt: Edhe një dënim i padrejtë!

Më: 17 janar 2023 Në ora: 15:59
RrGK

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka reaguar për neglizhimin institucional dhe për mos shqiptimin e “dënimit meritor, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës Neni 173”.

Përmes kësaj kumtese, RrGK-ja ka reaguar në lidhje me kualifikimin e veprës penale dhe shqiptimin e dënimit të burrit nga Prizreni, Ilir Haxhiaj, i cili e vrau gruan e tij Hatije Dinën.

“Dënimi me 15 vite burgim për vrasjen dhe shqiptimi i veprës në “lëndim i lehtë trupor”, e normalizon dhunën dhe vrasjen e grave që ndodh vazhdimisht. Gratë jetojnë në ambiente kërcënuese dhe viktimat e dhunës mbesin pa rrugëdalje nga dhuna e përsëritur. Punësimi i grave si dhe trashëgimi i pronës mbesin ndër më të ulëtat në Ballkan dhe patjetër që kjo i mban gratë të lidhura në ambiente abuzuese. Vlerësimet e rrezikshmërisë nga ana e zyrtarëve policorë janë të dobëta si dhe kualifikimi i veprave nga ana e prokurorëve bëhet me qëllim që veprat e dhunës të zbuten dhe të ndalen hetimet. Qendrat për Punë Sociale dështojnë në mbrojtje të rasteve të ndjeshme dhe në ofrim të shërbimeve të rasteve të raportuara në Policinë e Kosovës dhe dënimet nga gjykata vazhdojnë të jenë të ulëta. Moskualifikimi i duhur i veprave penale nga prokuroria dërgon gjyqtarët në dënime të ulëta dhe në mos zbatim të legjislacionit vendor që ne kemi. Kodi Penal i Republikës së Kosovës Neni 173 “Vrasja e rëndë” kërkon që dhunuesi të dënohet nga dhjetë (10) deri në burgim të përjetshëm kur personi privon nga jeta anëtarin e familjes. Andaj, përmes këtij reagimi kërkojmë që vepra të kthehet në rikualifikim nga “lëndim i rëndë trupor” në “vdekje e rëndë” dhe pas rikualifikimit të shpallet dënimi nga Gjykata”.

“Hallka e dështimit institucional tregon se vrasja e grave na vjen si pasojë e dështimit institucional, social e kolektiv, në trajtimin e dhunës me bazë gjinore. Institucionet dështojnë në trajtim të rasteve të dhunës në baza gjinore dhe të dhunës në familje. Përmes këtij reagimi, gjithashtu RrGK kërkon nga Ministria e Drejtësisë rishikim sistematik të të gjitha rasteve të dhunës me fatalitet. RrGK mbetet e hapur ndaj bashkëpunimit dhe ndihmës për viktimat e dhunës me bazë gjinore përmes këshillimit ligjor falas dhe referimit tek institucionet relevante”, thuhet tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat