Heronjve Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhsh Gërvalla ju ndahet titulli: “Krenaria e Kombit Shqiptar”

Kosova

Heronjve Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhsh Gërvalla ju ndahet titulli: “Krenaria e Kombit Shqiptar”

Më: 17 janar 2023 Në ora: 22:25
Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhsh Gërvalla

Zyra për Informim dhe Komunikim me Publikun e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, njofton se me rastin e 41-vjetroit të vrasjes së Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla, në mbështetet të rregullave organizuese dhe vendimit për themelimin e titujve dhe çmimeve, kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, me vendim nr.009/23 të datës 17 janar 2023, ju ka ndarë titullin: “Krenaria e kombit shqiptar”, heronjve të Kosovës, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla.

Ceremonia e dorëzimit të dekoratave do të behet me 15 qershor 2023, me rastin e shënimit të 24-vjetroit të çlirimit të qytetit të Deçanit.

Titulli i lartë cekur, ju ndahet në shenjë respekt e konsideratë për veprimtari atdhetare e patriotike në shërbim të kauzës së popullit shqiptar të Kosovës për liri e çlirim.

I dërgohet:

- Opinionit publik,

- Shtëpive mediale, dhe

- Arkivit të LHK “Ali Hadri” dega në Deçan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat