Shpërthejnë gypat, studentët e dy fakulteteve mbesin pa ngrohje

Kosova

Shpërthejnë gypat, studentët e dy fakulteteve mbesin pa ngrohje

Më: 17 janar 2023 Në ora: 22:51
Foto ilustrim

Në orët e para të mëngjesit ka ndodhur një shpërthim i sistemit të ngrohjes së qytetit “Termokos”, sipas tyre gypat janë dëmtuar gjatë intervenimit që është bërë në rrugë.

Kjo pamje nuk është e zakonshme në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Ky avull vinte nga rrjedhja e ujit të nxehtë pas shpërthimit të sistemit të ngrohtores së “Termokosit”.Punëtorët e ndërmarrjes publike po punonin në rregullimin e tij.

Por, cili ishte shkaktari i shpërthimit tregon inxhinieri Liridon Beqaj.

Ata që pësuan më së shumti ishin studentët e Fakultetit Juridik.

Përveç studentëve, pengesa në qarkullim hasën edhe qytetarët.

Pasditen e së martës, ky problem i cili u shkaktonte vështirësi veçmas studentëve, u rregullua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat