Klinika e Neurokirurgjisë ka kryer rreth 600 operacione gjatë vitit 2022

Kosova

Klinika e Neurokirurgjisë ka kryer rreth 600 operacione gjatë vitit 2022

Më: 18 janar 2023 Në ora: 10:54
Klinika e Neurokirurgjisë

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, sot ka bërë të ditur se Klinika e Neurokirurgjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë vitit 2022 ka rritur dukshëm vëllimin e punës.

Sipas raportit të punës për vitin 2022, janë kryer 100 operacione më shumë, krahasuar me vitin 2021, kurse mbi 200 operacione më shumë, krahasuar me vitin 2020.

Sipas ShSKUK-së, rritje e vëllinit të punës është vërejtur edhe në ambulancat specialistike të kësaj klinike.

“Sa i përket operacioneve, vërehet rritje e numrit të operacioneve trajtimit të Hernive Lumbo-Sacrale.”, ka bërë të ditur ShSKUK.

Statistikat e operacioneve

Viti 2022, 596 operacione

Viti 2021, 499 operacione

Viti 2020, 382 operacione

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat