MBP-ja lanson projektin për unifikimin e sistemit të adresave për komunat Mitrovicë dhe Istog

Kosova

MBP-ja lanson projektin për unifikimin e sistemit të adresave për komunat Mitrovicë dhe Istog

Më: 18 janar 2023 Në ora: 12:24
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka bërë lansimin e pilot-projektit për unifikimin e sistemit të adresave për qytetarët e Komunës së Mitrovicës së Jugut dhe të Istogut.

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi tha se përmes këtij projekti mundësohet ofrimi më i mirë i shërbimeve për qytetarët.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedria Hamza tha se në kuadër të procesit të integrimeve evropiane, projekti i unifikimit të adresave është projekt i veçantë.

“Dëshiroj të falënderoj GIZ-in, ambasadën gjermane dhe gjithë taksapaguesve gjermanë që kontribuojnë në projekte të tilla”.

“Jemi të gatshëm që disa komponentë që nuk janë të bëra në këtë projekt, ne si komunë e Mitrovicës do t’i marr për përgjegjësi t’i realizojmë”.

Nënkryetari i komunës së Istogut, Ali Nimanaj, tha se janë të vetëdijshëm se sa i rëndësishëm është ky projekt.

“Projekti i tillë në unifikimin e adresave është i veçantë. Dua ta falënderojmë zyrën e kryeministrit, ambasadën gjermane dhe të gjithë ata që kanë bërë përzgjedhjen e Istogut si komunë”.

Massimiliano Paolucci, menaxheri i Zyrës së Bankës Botërore, tha se shumë shtet në botë nuk e kanë një sistem të tillë, prandaj sipas tij, vënia në funksion paraqet rëndësi të veçantë për Kosovën.

“Shumica e shteteve në botë nuk kanë sisteme funksionale të adresave, nuk kanë CD të adresave të qytetarëve, që ta dinë se si jetojnë ata.  Jemi të lumtur që jemi në këtë projekt të unifikimit të adresave”.

“Kjo është një ndërlidhje shumë e rëndësishme që qytetarët ta kenë një adresë. Ta përmendim edhe njëherë Covid-in, mjekët pa këtë unifikim të adresave e kanë pasur problem ta dinë se ku po qëndrojnë pacientët. Ka ende përpjekje dhe vështirësi për ta pasur një sistem të adresave funksional”.

Vera Rohmann, nga ambasada gjermane, tha se pret që për dy vjet projekti të finalizohet, duke shtuar se as bizneset nuk mund të regjistrohen pa adresa.

“Është shumë e rëndësishme të diskutohen të gjithë komponentët e projektit. Jemi shumë të lumtur të investojmë 90 mijë euro.  Nuk mund të regjistrohen biznese pa adresë. Iu uroj një projekt të suksesshëm dhe dua që në dy vite ta shohë projektin e finalizuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat