Situatë e rënduar nga reshjet edhe në fshatrat e Podujevës, lumenjtë gati të dalin nga shtrati

Kosova

Situatë e rënduar nga reshjet edhe në fshatrat e Podujevës, lumenjtë gati të dalin nga shtrati

Më: 19 janar 2023 Në ora: 15:10
Podujevë

Reshjet e pandërprera të shiut gjatë ditës së sotme, kanë shkaktuar vërshime në shumë pjesë të vendit.

Gjendje më e rënduar paraqitet në komunën e Seknderajit, ku është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, por edhe në pjesë të tjera të vendit.

Shumë lumenj janë afër të dalin nga shtrati, dhe situatë më e mirë nuk paraqitet as në fshatrat e Podujevës.

Në fshatin Letanc dhe Peran, të komunës së Podujevës, sipas banorëve niveli i ujit të lumit është rritur aq shumë sa është gati të dalë nga shtrati.

Reshjet e shiut është parashikuar të vazhdojnë edhe orëve në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat