Përmbytjet, IHMK: Zonat e perëndimit më të prekurat, situatë e vështirësuar edhe ditëve në vijim

Kosova

Përmbytjet, IHMK: Zonat e perëndimit më të prekurat, situatë e vështirësuar edhe ditëve në vijim

Më: 19 janar 2023 Në ora: 16:55
Vershimet

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, sot ka bërë të ditur se si pasojë e reshjeve të shiut, që janë duke vazhduar me intensitet të lartë sidomos në disa pjesë të vendit, (pjesa perëndimore, veriperëndimore, veriore dhe qëndrore e Kosovës), disa lumenj kanë dalur prej shtretërve të tyre dhe janë duke shkaktuar përmbytje.

Sipas IHMK-së, zonat më të prekura janë ato në perëndim të vendit, sidomos disa vendbanime në komunat si: Pejë, Junik, Deçani, Klinë, Skenderaj, Mitrovicë, Zubin Potok, Leposaviq etj.

“Situata e tillë e krijuar ka shkaktuar vështirësi dhe probleme, si në rrëshqitje të dheut, mbyllje të kanalizimeve dhe vështirësi të qarkullimit, por edhe përmbytje të tokave bujqësore.”, ka informuar IHMK.

Situata e vështirësuar hidrometeorologjike pritet që të vazhdojë dhe gjatë orëve dhe ditëve në vijim.

IHMK ka dhënë disa këshilla, të cilat duhen të merren gjatë përmbytjeve.

Ndryshe, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, sot disa qytete të Kosovës janë përfshirë nga vërshimet. Vërshime janë shkaktuar në komunën e Pejës, atë Gjakovës, Skënderajt, Istogut, Mitrovicës, Podujevës.

Image
Njoftimi i IHMK
Image
Njoftimi i IHMK

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat