MPB: Po vazhdon hapja e kanaleve për rrjedhje të ujit në komunat që ka përmbytje

Kosova

MPB: Po vazhdon hapja e kanaleve për rrjedhje të ujit në komunat që ka përmbytje

Më: 20 janar 2023 Në ora: 18:08
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme, sonte ka informuar se po vijon hapja e kanaleve për rrjedhje të ujit në zonat e Mitrovicës së Jugut dhe në komunat veriore, ku ka përmbytje.

Për të siguruar vazhdimësinë e shërbimeve spitalore, njësitë e zjarrfikësve, siç ka bërë të ditur MPB, kanë dërguar një autocisternë në Spitalin e Mitrovicës.

Në shtëpitë e vërshuara nga uji në zona të ndryshme të Komunës së Zveçanit planifikohet të fillojë nxjerrja e ujit me pompa ndërsa në zona të Komunës së Leposaviçit, ky proces veçse ka filluar nëpër shtëpi të vërshuara nga uji.”, është bërë e ditur në komunikatë.

Rrëshqitjet e dheut të shkaktuara pasditen e sotme kryesisht në komunat veriore janë sanuar nga Njësitë e Zjarrfikësve dhe kompani të ndryshme, ndërsa në zona të tjera po shfrytëzohen rrugët alternative.

MPB ka apeluar te qytetarët për bashkëpunim me institucione, duke kontaktuar pa pagesë në numrat:

112 – Numri unik emergjent

192 – Policia e Kosovës

193 – Zjarrfikësit dhe

194 – Ndihma e shpejtë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat