Ahmeti: Lipjani ka fituar 1,843,786.22 euro nga granti i performancës komunale

Kosova

Ahmeti: Lipjani ka fituar 1,843,786.22 euro nga granti i performancës komunale

Më: 20 janar 2023 Në ora: 22:51
Shifrat

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka njoftuar se sot kanë pranuar njoftimin se Komuna e Lipjanit ka fituar Grantin e Përformancës Komunale për vitin 2023, sipas përformanës së komunave për vitin 2021.

Ahmeti ka shkruar në Facebook se janë të kënaqur me rezulatin e arritur.

“Ky grant dhe kjo mbështetje është mundësi e veçantë që të realizojmë projekte dhe të ngrisim përgjegjshmërinë. Mjetet e fituara do të dedikohen në projektet kapitale për të mirën e qytetarëve të vlerësuara si më të nevojshmet dhe më me prioritet. Ne do të angazhohemi edhe më shumë që të gjithë qytetarëve lipjanas t’iu ofrojmë kushte dhe shërbime sa më cilësore.

Falënderojmë MAPL, Bashkimin Evropian, Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), BE-në, Suedinë, Norvegjinë, zyrtarët e komunës të cilët me përkushtim kanë arritur këtë performancë të vlerësuar sa më lartë si dhe të gjithë qytetarët për punën dhe angazhimin e përbashkët. Ne do të vazhdojmë punën me përkushtim, në mënyrë që të vazhdojmë të jemi komunë me performancë sa më të mirë, në zbatim të ligjit dhe transparences, me qeverisje demokratike, menaxhim komunal dhe në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat