​Parashikimi i motit për vikend

Kosova

​Parashikimi i motit për vikend

Më: 27 janar 2023 Në ora: 21:17
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me fjolla të dobëta bore.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius.

“Të dielën mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius.

Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat