Ngjarjet e datës 31 janar

Kosova

Ngjarjet e datës 31 janar

Më: 30 janar 2023 Në ora: 23:55
Foto ilustrim

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla bëjnë homazhe te shtatorja e heroit, Zahir Pajaziti.( Sheshi Zahir Pajaziti, ora 09:00)

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, mban mbledhje me drejtorët e Komunës. (Kabineti i Kryetarit, ora 09:00)

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, shqyrton raportet e Komisioneve kryesore për Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, mban mbledhje. Shqyrton raportin me Rekomandime për Projektligjin për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjin pёr Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës mbanë konferencë për media. Mediave do t’u adresohen gazetarët afganë që kanë mbërritur në Kosovë. ( Zyret e AGK-së, ora 10:30.

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton planet e performancës për vitin 2023, të agjencioneve/rregullatoreve të pavarur, që i raportojnë Komisionit (AKP; ARKEP; ZRRE). (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shqyrton raportin e auditimit “Performanca financiare dhe operative N.P. Trepça Sh.A”. Të ftuar Kryesuesi i Bordit, Bahri Hyseni dhe Kryeshefi ekzekutiv Enis Abdurrahmani. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, shqyrton draft-planin e punës së Komisionit, për sesionin pranveror 2023. (Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, shqyrton Projektligjin për Pyje. (Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)

Fondacioni Jahjaga në bashkëpunim me Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë organizojnë ceremoninë e diplomimit të programit “Zhvillimi i njohurive mbi qeverisjen lokale" . ( Kino Armata, 14:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat