Kryetari i Skenderajt publikon listën e donatorëve pas përmbytjeve në këtë komunë

Kosova

Kryetari i Skenderajt publikon listën e donatorëve pas përmbytjeve në këtë komunë

Më: 31 janar 2023 Në ora: 18:42
Fadil Nira

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka publikuar listën e donatorëve që kontribouan në Fondin Emergjent të Vërshimeve, pas përmbytjeve të janarit në këtë komunë.

“Shumë falënderime për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, bizneset, kompanitë, fondacionet dhe secilin që nuk qëndroi duarkryq përballë fatkeqësisë së përmbytjeve, që kontribuuan në Fondin Emergjent të Vërshimeve, me aq sa u kushtoi zemra.

Publikimi i pjesës së parë të deponimit të mjeteve financiare, nga data 25 deri më 31 janar, ndërkohë që vazhdon derdhja e mjeteve, ato do të publikohen një nga një”, ka shkruar Nura në Facebook.

Në listën e publikuar shihet se Nura ka dhënë donacion njëmijë euro. Në total janë grumbulluar 138 mijë e 834 euro.

Postimi i plotë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat