Fazliu nuk ankohet në Kushtetuese për Kryeprokurorin e ri, i hap rrugë dekretimit të Isufajt

Kosova

Fazliu nuk ankohet në Kushtetuese për Kryeprokurorin e ri, i hap rrugë dekretimit të Isufajt

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 17:16
Shqipdon Fazliu

Shqipdon Fazliu nuk do të ankohet sërish në Gjykatën Kushtetuese për procesin e përzgjedhjes së Kryeprokuroit të ri të Shtetit. Ky vendim i prokurorit Fazliu i hap rrugë dekretimit të Blerim Isufajt si shef i ri i Kryeprokurorisë së Shtetit. 

Prokurori Fazliu ka njoftuar tashmë Këshillin Prokurorial të Kosovës se nuk do të vazhdojë me ankesë në Gjykatën Kushtetuese për procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të ri të Shtetit, ka mësuar media nga burime të afërta me procesin.

Vendimi për të mos u ankuar më në Kushtetuese, vjen pasi Fazliu një herë pikërisht kjo gjykatë ia ka rrëzuar pretendimet për kontestimin e përzgjedhjes së Blerim Isufajt, shef të ri të Kryeprokrurisë së Shtetit.

Pas Kushtetueses që e orientoi Fazliun të ankohet në Gjykatat tjera, të tri shkallët tjera të gjyqit i kanë hedhur si të pabazuara pretendimet e Fazliut nga përzgjedhja e KPK’së.

Shqipdon Fazliu të martën ka refuzuar të kometojë në lidhje me vendimin e tij për tërheqje nga ankimimi tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat