​Erërat e pasdites në Kosovë hyjnë në kategorinë e fatkeqësive natyrore

Kosova

​Erërat e pasdites në Kosovë hyjnë në kategorinë e fatkeqësive natyrore

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 16:30
Foto ilustriml

Erërat e forta që janë paralajmëruar për pasditen e sotme, hyjnë në kategorinë e fatkeqësive natyrore dhe si të tilla mundë të jenë të rrezikshme e të shkaktojnë dëme, por edhe të rrezikojnë jetën e vet qytetarëve të vendit.

Kështu ka thënë drejtori ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC) dhe njëherësh njohësi i çështjeve të emergjencave, Tahir Ahmeti.

Po ashtu, ai ka thënë se qytetarët gjatë kësaj periudhe, duhet të kenë kujdes të shtuar gjatë lëvizjeve të tyre.

“Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot pasdite vendi do të përfshihet nga erërat e fuqishme të cilat do të regjistrojnë shpejtësinë mbi 12m/s”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat