Vranësira paradite, gjatë ditës kryesisht me diell

Kosova

Vranësira paradite, gjatë ditës kryesisht me diell

Më: 13 shkurt 2023 Në ora: 06:45
Ilustrim

Mot i ftohtë pritet të mbretërojë edhe gjatë ditës së parë të javës në të cilën veçse kemi hyrë.

Të paktën kështu ka parashikuar sajti i specializuar i të dhënave sinoptike, "Prishtina Weather".

Siç kanë bërë të ditur, gjatë të hënës në mëngjes pritet të ketë vranësira, kurse gjatë ditës kryesisht me diell.

Më poshtë parashikimi edhe për ditët në vijim.

13.02 - Vranësira paradite, gjatë ditës kryesisht me diell.

14.02 - Vranësira dhe intervale me diell. Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull.

15.02 - Pjesërisht vranët paradite. Intervale me diell gjatë ditës.

16.02 - Kthjellët dhe kryesisht me diell.

17.02 - Kryesisht me diell. Kohë pas kohe vranësira kalimtare.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet -4C e -1C, ndërsa maksimalet fillimisht kapin vlera prej 6C e 7C, e deri të premten rriten edhe në 12C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 3-9m/s, nga dita e enjte ndryshon drejtimin në perëndim e jugperëndim.

Shtypja atmosferike vijon me vlera shumë të larta mbi normale, dhe tendencë të rënies graduale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat