​Rritet numri i rasteve me epilepsi

Kosova

​Rritet numri i rasteve me epilepsi

Më: 13 shkurt 2023 Në ora: 13:10
Foto ilustrim

Sot është shënuar Dita Ndërkombëtare e Epilepsisë, me ç’rast u tha se në Kosovë vitin e kaluar është shënuar një rritje e ndjeshme të këtyre rasteve, ku vetëm në Klinikën e Neurologjisë trajtim kanë kërkuar mbi 1 mijë raste. 

Kryetarja e Shoqatës Kundër Epilepsisë në Kosovë, Valbona Govori Berisha tha se qëllimi i shënimit të kësaj dite është ngritja e vetëdijësimit dhe ofrimi i shërbimeve më të mira për këta pacientë.

Ajo tha se pacientët që vuajnë nga epilepsia ballafaqohen me stigmatizim të madh.

E neurologu i Klinikës së Neurologjisë, Nexhmedin Shala foli për metodat e avancuara për trajtim të kësaj sëmundjeje.

Ndërsa, pediatri Naim Zeka u shpreh se në repartin e neuro-pediatrisë gjatë vitit kërkojnë 400-500 fëmijë trajtim.

Ai tha se këta pacientë detyrohen të blejnë kryesisht vetë barnat ndërsa mungojnë edhe shërbime të avancuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat