Ngjarjet e datës 17 shkurt

Kosova

Ngjarjet e datës 17 shkurt

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 00:01
Flamuri i Kosovës

Agjenda shtetërore për shënimin e Ditës së Pavarësisë:

- Mbledhja festive e Qeverisë së Republikës së Kosovës (08:00) 

- Ngritja solemne e Flamurit të Republikës së Kosovës (08:20)

- Nderime të Monumenti i të Pagjeturve (08:30)

- Homazhe te varri i ish-Presidentit Dr. Ibrahim Rugova (08:45)

- Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi (08:50)

- Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” (Prekaz, ora 09:50)

- Interpretim i Filarmonisë së Kosovës (Kuvendi i Kosovës, ora 10:30)

- Seanca solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës (Ora 11:00)

- Nderime te Monumenti i Policëve të rënë në detyrë (Ora 11:20)

- Nderime te Monumenti “Heroinat” (Ora 11:30)

- Parakalimi i trupave të Forcës së Sigurisë dhe Policisë së Kosovës (Prishtinë, ora 12:00)

- Ndezja e 1133 qirinjve para Teatrit Kombëtar në kujtim të fëmijëve të vrarë gjatë luftës (Ora 16:15)

- Pritja shtetërore nga Presidentja e Republikës së Kosovës (Ora 17:00)

- Koncerti i pavarësisë (Salla 1 Tetori, ora 20:15)

Komuna e Prishtinës shënon Ditën e Pavarësisë sipas kësaj agjende:

- Homazhe tek varri i Presidentit Ibrahim Rugova (Velani, ora 09:15)

- Homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve 

- Seanca solemne e Kuvendit të Kryeqytetit (Kuvendi i Prishtinës, ora 10:00) 

Komuna e Prizrenit shënon Ditën e Pavarësisë sipas kësaj agjende:

- Homazhe në varrezat e dëshmorëve (Landovicë, ora 9:30) 

- Pritja ceremoniale e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Seanca solemne e Kuvendit Komunal të Prizrenit (Shtëpia e Bardhë, ora 11:00)

- Koncert me SHKA-të (Sheshi në Shatërvan, ora 13:00) 

- Interpretimi “Lahuta e Malcisë” Vlora Nikçi (Abi Çarshia, ora 16:00)

- Koncert me rok grupe muzikore nga Prizreni (Sheshi në Shatërvan)

Komuna e Gjakovës shënon Ditën e Pavarësisë sipas kësaj agjende:

- Homazhe pranë lapidarit “Shokët e lirisë” (Qendra e qytetit, ora 10:00)

- Këshilli Veprimit Rinor Lokal shfaq dokumentar dhe një koncert akustik (Zyrat e KVRL, ora 11:00)

Komuna e Podujevës shënon Ditën e Pavarësisë sipas kësaj agjende:

- Mbahen homazhe (Ora 09:30)

- Seanca solemne e Kuvendit Komunal (Kuvendi Komunal i Podujevës, ora 10:30)

Komuna e Rahovecit shënon Ditën e Pavarësisë sipas kësaj agjende:

- Pritja e mysafirëve nga kryetari i Komunës, Smajl Latifi(Komuna e Rahovec, ora 09:00)

- Homazhe në varrezat e dëshmorëve (Ora 10:00)

- Seanca solemne e Kuvendit Komunal të Rahovecit (Kuvendi Komunal Rahovec, ora 11:00)

- Pjesëmarrja e 35 nxënësve në ceremoninë e ndezjes së qirinjve në përkujtim të fëmijëve të vrarë gjatë luftës (Ora 14:00)

Komuna e Ferizajt shënon Ditën e Pavarësisë sipas kësaj agjende:

- Homazhe në varrezat e dëshmorëve (Ora 10:00)

- Akademi solemne dhe koncert festiv (Teatër, ora 11:00)

- Galeria e Arteve dhe SHAF “Zef Kolombi” hapin ekspozitë kolektive (Galeria e Arteve, ora 18:00)

Komuna e Deçanit shënon Ditën e Pavarësisë sipas kësaj agjende:

- Seanca solemne e Kuvendit Komunal (Kuvendi Komunal Deçan, ora 10:00)

- Homazhe në Kompleksin memorial në Gllogjan (Ora 11:00) 

- Përurimi i Muzeut Etnologjik në Deçan (Kulla e Zymer Himës, ora 11:30)

Komuna e Gjilanit shënon Ditën e Pavarësisë sipas kësaj agjende:

- Seanca solemne e Kuvendit Komunal (Kuvendi Komunal Gjilan, ora 10:00)

- Homazhe në kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve (10:00)

- Koncert për fëmijë nga kolegji “Don Bosko” dhe “Dancing House” (Teatri i qytetit, ora 11:00)

- Koncert festiv nga SHKA “Qypërlinjtë e Roshnikut” nga Berati (Teatri i qytetit, ora 17:00)

Komuna e Pejës shënon Ditën e Pavarësisë sipas kësaj agjende:

- Ceremonia solemne e nënshkrimi të marrëveshjes së binjakëzimit të Pejës me qytetin Eger të Hungarisë (Kuvendi Komunal, ora 09:00)

- Mbledhja solemne e Asamblesë Komunale (Ora 10:00)

- Ceremonia e ngritjes së flamurit në qendër të qytetit shoqëruar me spektakël “Paraglide” dhe homazhe tek lapidarët e dëshmorëve të kombit (Ora 11:00)

- Manifestimi qendror në Galerinë e Arteve (Ora 12:00)

- Vizitë shtegut Kulturor dhe monumenteve të trashëgimisë së Pejës (Ora 13:00)

Komuna e Vitisë shënon Ditën e Pavarësisë sipas kësaj agjende:

- Seanca solemne e Kuvendit Komunal (Kuvendi Komunal i Vitisë , ora 09:30)

- Bëhen homazhe pranë varrezave të dëshmorëve (Ora 10:00)

- Mbahet koncert festiv (Salla e koncerteve, ora 11:00)

Komuna e Mitrovicës shënon Ditën e Pavarësisë sipas kësaj agjende:

- Seanca solemne e Kuvendit Komunal (Kuvendi Komunal i Mitrovicës, ora 10:00)

- Homazhe në varrezat e dëshmorëve (Shipol), si dhe vizitë Kompleksit Përkujtimor në Prekaz dhe Kullës së Isa Boletinit në Boletin (Ora 11:00)

- Program artistik (Sheshi “Isa Boletini”, ora 12:00)

- Koncert i rok-grupit “Elita 5” (Sheshi “Isa Boletini”, 14:00)

- Ekspozitë, shpallja e fituesit të çmimit “Kadri Kadriu” (Qendra e kulturës “Rexhep Mitrovica, ora 17:00)

Komuna e Kamenicës shënon Ditën e Pavarësisë sipas kësaj agjende:

- Seanca solemne e Kuvendit Komunal (Kuvendi Komunal i Kamenicës, ora 09:30)

- Homazhe tek varrezat e dëshmorëve (Ora 09:50)

- Ndezja e 1133 qirinjve para në kujtim të fëmijëve të vrarë gjatë luftës (Ora 16:15)

- Fenerët e Pavarësisë – Ndezja e 15 fenerëve nga të rinjtë e KVRL (Bulevardi i qytetit, ora 20:00)

Komuna e Vushtrrisë shënon Ditën e Pavarësisë sipas kësaj agjende:

- Bëhen homazhe për dëshmorët e kombit (Ora 09:00)

- Akademi solemne për Ditën e Pavarësisë (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”, ora 13:00) 

Komuna e Lipjanit shënon Ditën e Pavarësisë sipas kësaj agjende:

- Bëhen homazhe në nderim të dëshmorëve (Sheshi “Adem Jashari”, ora 10:00)

- Fëmijët parakalojnë në sheshin “Adem Jashari” (Ora 10:30) 

Komuna e Malishevës shënon Ditën e Pavarësisë sipas kësaj agjende:

- Mbledhja solemne e Kuvendit të Komunës (Kuvendi Komunal Malishevë, ora 10:00)

- Nderime para shtatores së Komandantit legjendar Adem Jashari (Ora 11:00)

Aktivitete të tjera me rastin e Ditës së Pavarësisë: 

Me rastin e 15-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, NISMA Socialdemokrate mban tubim festiv “Festojmë me Ju!” (Sheshi “Skënderbeu”, ora 14:30)

Përfaqësuesit e PSHDK bëjnë homazhe në Kompleksin memorial “Adem Jashari” (Prekaz, ora 10:00)

Përfaqësuesit e PSHDK bëjnë homazhe te varri i ish-Presidentit Dr. Ibrahim Rugova (Velani, ora 11:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat