​Posta vë në qarkullim emisionin e pullave postare “15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës”

Kosova

​Posta vë në qarkullim emisionin e pullave postare “15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës”

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 12:24
Kjo pullë postare bart porosinë e shënimit të ngjarjes më sublime të shtet ndërtimit të Republikës së Kosovës.

Filatelia e Postës së Kosovës të premten ka vën në qarkullim postar emisionin e pullave postare “15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës”.

Posta njofton se shënimi i 15-vjetorit të ngjarjes më sublime që realizoi aspiratat shekullore, shpallja e Pavarësisë së Kosovës, në kuadër të aktiviteteve të shumta të manifestimit të organizuar nën patronatin e Qeverisë së Kosovës, pasurohet me emision të veçantë të pullave postare.

“Shenja mbrojtëse e manifestimit është edhe pamja e motivit të pullës postare të emetuar për nder të këtij jubileu të rëndësishëm shtetëror. Filatelia e Postës së Kosovës, përpos pullës postare me nominale €2.10, të vendosur në suvenir/ tabak me katër pulla postare, në kuadër të këtij emisioni të pullave postare emeton edhe Zarfin e Ditës së Parë, i cili me Vulën e Ditës së Parë paraqet një tërësi filatelike”, thuhet në njoftimin e postës.

Me këtë rast, kryeshefja ekzekutive e Postës së Kosovës, Nora Rraci, me rastin e emetimit të këtij emisioni me rëndësi të veçantë, ka thënë se Posta e Kosovës vazhdon të jetë përkrahës i fuqishëm në promovimin e vlerave kulturore historike të Republikës së Kosovës, si dhe rrugëtimit të saj drejt së ardhmes euroatlantike.

Kjo pullë postare përmes letër dërgesave, gjatë rrugëtimit të saj në të gjitha vendet e botës, bartë porosinë e shënimit të ngjarjes më sublime të shtet ndërtimit të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat